Sami Lushtaku është liruar pas intervistimit në stacionin policor në Skenderaj.
Ai u paraqit para hetuesve në Stacionin e Policisë që shkuan nga Prishtina për ta intervistuar në lidhje me incidentin e djeshëm në Skenderaj, ku u Hysni Mehani nga VV’ja ishte sulmuar fizikisht.
Avokatët e Lushtakut Labinot Vata e Besiana Ismajli thanë se kreu i komunës së Skenderajt është liruar në procedurë të rregullt.