Salihi: Faji kryesor i takon KPK-së pse Kryeprokurori i Shtetit është me U.D - Gazeta Express
string(75) "salihi-faji-kryesor-i-takon-kpk-se-pse-kryeprokurori-i-shtetit-eshte-me-u-d"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 20:53

Salihi: Faji kryesor i takon KPK-së pse Kryeprokurori i Shtetit është me U.D

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 20:53

Liridon Salihi, menaxher i projekteve në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), tha se përgjegjësia kryesore për moszgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit me mandat të plotë i takon Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Edhe për ne, në analizën që e kemi publiku menjëherë pas konkursit për Kryeprokurorin e Shtetit në vitin 2022, ne patëm ardhë në përfundim se ai proces duhet të anulohet”, tha Salihi në “Tempus“.

Sipas tij, Këshilli Prokurorial është dashur të zhvillonte një proces të ri, duke respektuar procedurat dhe duke bërë ndryshime edhe në Rregulloren për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Salihi theksoi se Kosova tash e katër vite nuk ka Kryeprokuror të Shtetit me mandat të plotë dhe se aktualisht ndodhet te ushtruesi i dytë i detyrës në këtë pozitë.

“Fajin kryesor që Kosova tash e katër vite nuk ka Kryeprokuror me mandat të plotë, por vetëm ushtrues detyre, tashmë ushtruesi i dytë i detyrës i Kryeprokurorit të Shtetit, përgjegjësia kryesore i takon Këshillit Prokurorial të Kosovës”, tha ai.

Sipas Salihit, përgjegjësia bie fillimisht mbi përbërjen e kaluar të Këshillit Prokurorial, por edhe mbi përbërjen aktuale.

“Faji kryesor që Kosova tash e katër vite nuk ka Kryeprokuror të Shtetit me mandat të plotë, domethënë me ushtrues detyre, tashmë ushtruesin e dytë të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, i takon Këshillit Prokurorial të Kosovës, përbërjes së kaluar të Këshillit Prokurorial, por po ashtu tash përgjegjësia i takon edhe kësaj përbërjeje të re të këtij Këshilli”, u shpreh Salihi.

Ai shtoi se problemi nuk ka qenë te kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por te mënyra se si është zhvilluar procesi.

“Problematikat nuk kanë qenë te emrat ose kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Problemi ka qenë që Këshilli Prokurorial, përbërja e kaluar e këtij Këshilli, nuk ka arritë me e zhvillu një proces korrekt për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit”, tha Salihi

Advertisement
Advertisement
Advertisement