Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se prezenca e njësisë speciale në Skenderaj, me armë të gjata dhe pa dhënë shpjegime, ka qenë provokim i rëndë për emocionet dhe traumën e qytetarëve të Drenicës, shkruan Express.
Ajo ka thënë se në asnjë formë nuk po i krahason pjesëtarët e policisë së Kosovës me askënd.
“prezenca e NJSO-së me maska e armë të gjata pa dhënë shpjegim e arsye, ishte diçka e cila provokonte rëndë emocionet dhe traumën e qytetarëve të Drenicës, pamje të cilat menduan se i kishin lënë përgjithmonë në vitin 1999. Kur e them këtë nuk dua që në asnjë mënyrë t’i krahasoj djemtë e Kosovës me paramilitarët”, ka thënë ajo në FRONTAL të T7.
Musliu ka thënë se është kuptuar qartë që Albin Kurti dëshiron të nxisë trazira, duke filluar nga Drenica.
“S’e di kush qëndron prapa atij skenari, por nga përgjigjet që i morëm nga Mitrovica, u kutpua që Albin Kurti me çdo kusht tenton të nxisë trazira. Kurti ka menduar që xixat e para të provokimit civil t’i bëjë në Drencië. Drenica njifet për rezistencë, kontribut e atdhetashuri. Por Drenica s’ka bërë asnjëherë rezistencë ndaj shqiptarëve. Prandja Kurti, Mihali e Mehani, dhe kushdo që mendon se mund ta njollos Drenicën me akte te tilla, s’kanë shancë. Nuk biem pre e provokimeve të ulta”,ka thënë Musliu./Express/
