S’ka luajtur që pesë muaj, De Ligt ‘bëhet i gjallë’ me deklaratën e tij - Gazeta Express
string(67) "ska-luajtur-qe-pese-muaj-de-ligt-behet-i-gjalle-me-deklaraten-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

15/05/2026 17:02

S’ka luajtur që pesë muaj, De Ligt ‘bëhet i gjallë’ me deklaratën e tij

Futboll

Gazeta Express

15/05/2026 17:02

Manchester Unitedi ka dhënë një përditësim mbi gjendjen fizike të Matthijs de Ligtit, ndërsa edhe vetë mbrojtësi ka bërë një deklaratë personale.

De Ligti luajti çdo minutë të çdo ndeshjeje të Premierligës deri në fund të nëntorit, përpara se një lëndim në shpinë ta nxirrte jashtë fushave për atë që fillimisht u mendua të ishte një periudhë e shkurtër.

Trajneri i Unitedit në atë kohë, Ruben Amorimi, kishte deklaruar se De Ligti kishte një problem “të vogël” gjatë fitores 2-1 ndaj Crystal Palacet dhe pritej të rikthehej për udhëtimin ndaj Wolverhamptonit në fillim të dhjetorit.

Megjithatë, 26-vjeçari nuk është përfshirë më në asnjë skuadër të ekipit të parë që nga ajo kohë, çka do të thotë se nuk ka qenë i disponueshëm gjatë gjithë periudhës së Michael Carrickut si trajner kryesor.

De Ligti ka qenë në kompleksin stërvitor të Carrington në javët e fundit, megjithëse rikthimi i tij në ekipin e parë ishte ende larg.

Unitedi tani ka konfirmuar se reprezentuesi holandez i është nënshtruar një “procedure korrigjuese” për të trajtuar lëndimin në shpinë.

De Ligti do ta humbasë pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe pritet të rikthehet në “fazat e hershme” të sezonit të ardhshëm.

Deklarata zyrtare thotë: “Matthijs de Ligti i është nënshtruar me sukses një operacioni për të trajtuar një lëndim në shpinë. Pasi ka punuar me përkushtim gjatë gjithë procesit të rehabilitimit, u vendos se një procedurë korrigjuese ishte zgjidhja më e mirë. De Ligti tani do të nisë një fazë të re të rikuperimit dhe pritet të rikthehet për United në fazat e hershme të sezonit 2026/27”.

Menjëherë pas deklaratës së klubit, De Ligti publikoi një fotografi nga shtrati i spitalit në “Instagram”, duke ndarë edhe mendimet e tij.

Ai konfirmoi se nuk do të jetë i gatshëm për Holandën në Kupën e Botës këtë verë dhe u kërkoi falje tifozëve të United për mungesën e tij gjatë vitit 2026.

De Ligti tha: “Pas 6 muajsh trajtim dhe pune të madhe për t’u rikthyer, operacioni ishte i vetmi opsion i mbetur. Jam i zhgënjyer që nuk munda ta ndihmoja ekipin gjatë 6 muajve të fundit dhe padyshim që do ta humbas Kupën e Botës, por mezi pres të bëj gjithçka për t’u rikthyer para tifozëve dhe për t’u ndjerë më mirë përsëri”.

Nën drejtimin e Carrickut, Unitedi është larguar nga sistemi me tre mbrojtës dhe dy qendërmbrojtësit e tij të preferuar janë Harry Maguire dhe Lisandro Martinez.

Paraqitjet e Maguires në vitin 2026 i kanë siguruar një kontratë të re me klubin, ndërsa Martinezi vazhdon të jetë shumë i pëlqyer nga tifozët.

Ayden Heaven dhe Leny Yoro kanë zëvendësuar në mungesë të të tjerëve.

Madje, Noussair Mazraoui luajti si mbrojtës qendre në fitoren 1-0 ndaj Chelseat muajin e kaluar, për shkak të krizës me lëndime dhe pezullime./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement