E ndërroi kombëtaren, talenti i njohur nuk mund të luajë në Botëror - Gazeta Express
string(66) "e-nderroi-kombetaren-talenti-i-njohur-nuk-mund-te-luaje-ne-boteror"

Futboll

Gazeta Express

15/05/2026 16:44

E ndërroi kombëtaren, talenti i njohur nuk mund të luajë në Botëror

Futboll

Gazeta Express

15/05/2026 16:44

Një supertalent belg ndryshoi kombëtaren vetëm disa ditë para se ish-kombëtarja e tij të shpallte skuadrën për Kupën e Botës – por ai nuk mund të luajë në turneun e kësaj vere.

Belgjika publikoi listën përfundimtare prej 26 lojtarësh të premten pasdite, me sulmuesin e Juventusit, Lois Openda, dhe mesfushorin e Chelseat, Romeo Lavia, mes emrave më të njohur që mbetën jashtë.

Kevin De Bruyne, Thibaut Courtois dhe Romelu Lukaku janë të gjithë pjesë e skuadrës dhe do të synojnë ta çojnë Belgjikën në fazat e fundit të turneut.

Ashtu si në Kupat e mëparshme të Botës, skuadra e Belgjikës përbëhet pothuajse tërësisht nga lojtarë që luajnë jashtë vendit, me Hans Vanaken, Joaquin Seys dhe Brandon Mechele – të gjithë nga Club Brugge – si të vetmit emra nga kampionati vendas.

Një tjetër lojtar që luan jashtë Belgjikës dhe që mund të ishte përzgjedhur është mesfushori 18-vjeçar Jorthy Mokio, i cili luan për Ajaxin.

Ai debutoi me kombëtaren A të Belgjikës në vitin 2025, por që atëherë nuk ka marrë më minuta dhe ka luajtur rregullisht me U21, ndërsa vazhdon zhvillimin e tij.

Mokio nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare me Ajaxin më herët këtë vit, pavarësisht interesimit nga klube të tjera evropiane, dhe negociatat i menaxhoi vetë.

Që atëherë, ai ka ndryshuar përfaqësuesen dhe ka zgjedhur të luajë për Republikën Demokratike të Kongos, pasi ka origjinë kongoleze.

RD e Kongos është kualifikuar për Kupën e Botës 2026, por Mokio nuk ka të drejtë të luajë për ta edhe për dy vite të tjera.

Kjo ndodh sepse, sipas rregullave të FIFA-s, çdo lojtar që ka bërë paraqitje me kombëtaren A të një shteti nuk mund të përfaqësojë një shtet tjetër për një periudhë prej tre vitesh.

Rregullorja e plotë për të drejtën e përfaqësimit thotë se një lojtar duhet të ketë “luajtur për shtetin që po lë në nivel senior, të ketë pasur të drejtë të dyfishtë regjistrimi me shtetin që po i bashkohet në momentin e debutimit me shtetin që po lë, të mos ketë luajtur për shtetin që po lë pas moshës 21-vjeçare, të mos ketë bërë më shumë se tri paraqitje me kombëtaren A, të kenë kaluar tri vite nga paraqitja e fundit ndërkombëtare dhe të mos ketë luajtur në një turne madhor për kombëtaren e parë”.

Me pak fjalë, nëse Mokio do të kishte zgjedhur të luante për Belgjikën në Kupën e Botës, ai nuk do të kishte mundur më të kalonte te RD Congo.

Ky rregull do të thotë se ai do të ketë të drejtë të luajë për Kongon nga marsi i vitit 2028, çka nënkupton se do të humbasë edhe Kupën e Kombeve të Afrikës verën e ardhshme, e cila do të organizohet nga Kenia, Tanzania dhe Uganda.

Duke shpjeguar arsyet e vendimit për të ndryshuar kombëtaren, Mokio tha për mediumin holandez “De Telegraaf”.

“Në fund, vendosa të ndjek zemrën time dhe të bëhem i disponueshëm për Kongon. Shpresoj që së shpejti të jem në gjendje t’i përfaqësoj ata”, tha ai.

“Siç e thashë, është kryesisht çështje ndjenje. Ata kishin shfaqur interes edhe më parë, por në atë kohë isha ende shumë i ri për të marrë një vendim përfundimtar”, shtoi ai.

“Me kalimin e kohës, ndjenjat e mia ndaj vendit nga vijnë rrënjët e mia janë bërë më të forta. Ndjej se tani është momenti i duhur për ta dëgjuar këtë ndjenjë dhe për t’i dhënë drejtim”, vazhdoi ai.

RD e Kongos arriti të kualifikohej për Kupën e Botës pasi mposhti Xhamajkën 1-0 në “play-offet” ndërkontinentale të muajit mars.

Ata kanë disa lojtarë të njohur, përfshirë Yoane Wissan e Newcastle, Axel Tuanzebe e Burnleyt, Noah Sadikin e Sunderlandit dhe Aaron Wan-Bissakan e West Hamit.

Kapiteni i tyre është ish-mbrojtësi i Newcastle, Chancel Mbemba, i cili tani konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin francez me Lille, ndërsa ish-sulmuesi i West Ham dhe West Brom, Grady Diangana – tani te Elche – gjithashtu shpreson të përfshihet në skuadër pasi ndryshoi përfaqësuesen nga Anglia në vitin 2023./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement