Krejt ndeshjet të dielën, zbulohen çiftet e javës së 34-t në Superligë - Gazeta Express
string(69) "krejt-ndeshjet-te-dielen-zbulohen-ciftet-e-javes-se-34-t-ne-superlige"

Sport

Gazeta Express

14/05/2026 16:00

Krejt ndeshjet të dielën, zbulohen çiftet e javës së 34-t në Superligë

Sport

Gazeta Express

14/05/2026 16:00

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar orarin dhe çiftet e xhiros së 34-t të Superligës së futbollit.

Shtëpia e futbollit kosovar njoftoi se të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtin orar – të dielën duke filluar nga ora 16:00.

Pjesa e epërme e tabelës tashmë është zbuluar, me Dritën kampione dhe me Ballkanin e Malishevën që do të luajnë në Evropë, shkruan “Gazeta Express”.

Për këtë arsye, xhirot e fundit do të jenë interesante vetëm për pjesën e poshtme të tabelës, ku disa skuadra po mundohen t’i shmangen rënies nga liga dhe barazhit.

Duel interesant do të jetë ai mes Gjilanit e Llapit, me llapjanët që iu nevojitet më shumë se kurrë fitorja për t’i mbajtur gjallë shpresat që t’i shmangen më së keqes.

Ndërkohë, edhe Dukagjini do ta luajë një ndeshje të rëndësishme në shtëpi, ndërsa e pret Dritën, e cila do të luajë pa ngarkesa pasi festoi javën e kaluar.

E punë e vështirë e pret edhe Ferizajn, i cili do ta vizitojë Prishtinën.

Kryeqytetasit po kalojnë nëpër momente të errëta dhe do të mundohen t’i kthehen fitores kundër ferizajasve.

E këta të fundit do të japin gjithçka nga vetja për të fituar dhe për të mbetur në hap me skuadrat që duan të shpëtojnë pa rënë nga liga. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement