Izraeli paralajmëron padi ndaj gazetës amerikane "New York Times" pas shkrimit për dhunimin e të burgosurve nga Palestina - Gazeta Express
string(119) "izraeli-paralajmeron-padi-ndaj-gazetes-amerikane-new-york-times-pas-shkrimit-per-dhunimin-e-te-burgosurve-nga-palestina"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 16:53

Izraeli paralajmëron padi ndaj gazetës amerikane “New York Times” pas shkrimit për dhunimin e të burgosurve nga Palestina

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 16:53

Izraeli planifikon të padisë gazetën The New York Times dhe një nga gazetarët e saj për shpifje për shkak të një artikulli që thoshte se ushtarët izraelitë dhe rojet e burgut kishin përdorur dhunë seksuale të përhapur kundër të burgosurve palestinezë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaraur të enjten se ka udhëzuar këshilltarët e tij ligjorë “të merrnin në konsideratë veprimet më të ashpra ligjore” kundër gazetës dhe Nicholas Kristof, një gazetar veteran i cili raportoi historinë në fjalë, shkruan Reuters.

“Ne do t’i luftojmë këto gënjeshtra në gjykatën e opinionit publik dhe në gjykatë. E vërteta do të triumfojë”, ka shkruar Netanyahu.

Netanyahu nuk ka treguar se ku ose kur do të ngrihej padia. Ai gjithashtu kërcënoi të padiste gazetën gushtin e kaluar për një artikull në lidhje me urinë në Gaza, por nuk e zbatoi atë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement