Një tjetër histori suksesi shqiptare po tërheq vëmendjen në arenën ndërkombëtare të shkencës dhe mjekësisë. Xhoela Bame, studiuesja e re nga Korça, është përzgjedhur nga revista prestigjioze Forbesnë listën elitare “30 Under 30”, duke u renditur ndër 30 të rinjtë me ndikimin më të madh global në fushën e shkencës
Ky vlerësim konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm për karrierën e saj akademike, por edhe për përfaqësimin e talenteve shqiptare në nivelet më të larta të kërkimit shkencor.
Sipas të dhënave, Xhoela Bame është vlerësuar për kontributin e saj në kërkime novatore mbi sëmundjet neurodegjenerative, përfshirë Alzheimer’s disease dhe Amyotrophic Lateral Sclerosis (ALS). Studimet e saj synojnë të zbulojnë mekanizmat biologjikë që lidhen me procesin e plakjes dhe rigjenerimin e trurit, duke hapur rrugë të reja për trajtime të mundshme në të ardhmen.
Përfshirja në listën “30 Under 30” të Forbes shihet si një dëshmi e punës dhe përkushtimit të saj, si dhe një sinjal i rëndësishëm se kërkimet e saj kanë potencial për të ndikuar në zhvillimet e ardhshme të shkencës globale./Albinfo.ch


Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...