Studentët shqiptarë protestë në 18 maj në Shkup për përdorimin e shqipes, Majko: Askush nuk na kthen në të kaluarën e errët të Jugosllavisë - Gazeta Express
string(137) "studentet-shqiptare-proteste-ne-18-maj-ne-shkup-per-perdorimin-e-shqipes-majko-askush-nuk-na-kthen-ne-te-kaluaren-e-erret-te-jugosllavise"

Maqedoni

Gazeta Express

14/05/2026 11:48

Studentët shqiptarë protestë në 18 maj në Shkup për përdorimin e shqipes, Majko: Askush nuk na kthen në të kaluarën e errët të Jugosllavisë

Maqedoni

Gazeta Express

14/05/2026 11:48

Studentët shqiptarë kanë paralajmëruar një protestë të re që do të mbahet më 18 maj 2026, në orën 16:30, para Urës së Gurit në Shkupi, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet në gjuhën shqipe.

Sipas njoftimeve të publikuara në rrjetin sociale Facebook, protesta organizohet me moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zëri”, ndërsa mesazhi kryesor është mbrojtja e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.

Pak ditë para kësaj proteste ka reaguar edhe ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko.

Statusi i Majkos

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur një lëvizje studentore, e djemve dhe vajzave të shqiptarisë!

Studentët shqiptarë kërkojnë të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amëtare! Ata kërkojnë që gjuha e provimit në jurisprudencë të jetë në gjuhën shqipe! Të studjosh shqip dhe të japësh provimin në maqedonisht, fyen inteligjencën më naive!

Kryeministri Mickovski ka deklaruar se do të “pyetet” Komisioni i Venecias për përdorimin e gjuhës shqipe!… Shteti që ndroi emrin dhe flamurin, ka vendosur “të pyesë” se cfarë të bëj me fëmijët e shqiptarëve!

Askush në Maqedoninë e Veriut, të ardhmen e ndritshme në Bashkimin e Europian, nuk mund ta kthejë për shqiptarët, në të kaluarën e errët të Jugosllavisë së dikurshme!

Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është refuzim i një sistemi që e ka humbur kontrollin mbi vetveten dhe zbatimin e ligjit!

Kjo që po ndodh, është më shumë se një revoltë studentësh! Ajo është një betejë për të ardhmen.

Protestoni sot! Ajo refuzon luftën nesër!

Advertisement
Advertisement
Advertisement