Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Sarah Rogers, është duke qëndruar në Serbi që nga data 12 maj, shkruan Express.
Përgjatë këtij qëndrimi në Beograd ajo është takuar me kreun e diplomacisë serbe, Marko Gjuriq, derisa sot ka takuar edhe presidentin serb.
Në njoftimin e ambasadës amerikane në Beograd, thuhet se në takimin e sotëm me Vuçiqin kanë folua për Dialogun Strategjik dhe për pjesëmarrjen e SHBA-së në panairin “EXPO2027”.

“Takim i shkëlqyer midis Nënsekretares Sarah Rogers dhe preidentit të Serbisë Aleksander Vucic në Beograd. Ata diskutuan angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, duke përfshirë planet për Dialogun Strategjik dhe pjesëmarrjen e SHBA-së në Expo 2027. Ne mezi presim kapitullin tjetër së bashku”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Odličan sastanak između @UnderSecPD i predsednika Srbije @avucic u Beogradu. Razgovarali su o našoj zajedničkoj posvećenosti jačanju odnosa SAD i Srbije, uključujući planove za Strateški dijalog i učešće SAD na Ekspo 2027. Radujemo se narednom zajedničkom poglavlju. 🇺🇸🇷🇸 pic.twitter.com/3LxK27D1XN
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) May 14, 2026
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...