Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi ka reaguar pas komenteve të shumta që pasuan pjesëmarrjen e Mc Kreshës në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ajo është pjesë e panelit drejtues.
Prania e reperit në studio mori vëmendje në rrjetet sociale, për shkak të historisë së mëparshme personale mes tij dhe Rozana Radit. Një pjesë e ndjekësve komentuan qëndrimin e moderatores gjatë emisionit, duke e cilësuar si të ftohtë dhe të rezervuar.
Pas këtyre reagimeve, Rozana publikoi një mesazh në “Instastory”, i cili u interpretua nga ndjekësit si një përgjigje ndaj diskutimeve të fundit.

“Jam e qetë… ndoshta më e qetë se ç’duhet dhe disa po e keqkuptojnë këtë si mungesë force. Por nuk është kështu. Kur të vijë momenti, nuk do flas më, do veproj. Dhe kaq mjafton”, shkroi ajo.
Megjithatë, këngëtarja nuk dha detaje të tjera dhe nuk sqaroi nëse mesazhi lidhej drejtpërdrejt me situatën e krijuar pas emisionit.
Postimi i saj ka shtuar më tej kuriozitetin e publikut, ndërsa diskutimet në rrjet vijojnë rreth përballjes së komentuar me Mc Kreshën në “Goca dhe Gra”. /GazetaExpress/
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...