Brikena Selmani pritet t’i bashkohet “Top Arena” krah Ed Manushit - Gazeta Express
string(62) "brikena-selmani-pritet-ti-bashkohet-top-arena-krah-ed-manushit"

Yjet

Gazeta Express

13/05/2026 19:45

Brikena Selmani pritet t’i bashkohet “Top Arena” krah Ed Manushit

Yjet

Gazeta Express

13/05/2026 19:45

Gazetari Redjon Shtylla ka zbuluar detaje të reja mbi rikthimin e Brikena Selmanit në ekranin e Top Channel, pas përfundimit të eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”.

I ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Breaking me Fiori Dardha” në Top News, Shtylla foli për disa nga ish-banorët e formatit të njohur, ndërsa u ndal edhe te marrëdhënia e çiftit Mateo-Brikena dhe planet televizive të Selmanit.

Sipas gazetarit, ndonëse më herët ishte përfolur se Brikena Selmani mund të bëhej pjesë e jurisë së “She’s on Top”, duket se planet kanë ndryshuar. Ai u shpreh se ish-banorja pritet të shfaqet së shpejti në një format sportiv, konkretisht në “Top Arena”, krah moderatorit Ed Manushi.

“Brikena do të rishfaqet sërish në Top Channel. Është folur shumë që do të ishte pjesë e ‘She’s on Top’ si anëtare jurie, por mesa duket ka një ndryshim. Do ta shohim në ‘Top Arena’, pasi Kampionati Botëror nis në qershor. Brikena do të marrë frenat e një emisioni sportiv”, tha Shtylla.

I pyetur nëse Selmani do të jetë në krah të Ed Manushit, gazetari konfirmoi se këto janë detajet më të fundit.

“Po, Brikena Selmani do të jetë në krah të Ed Manushit në ‘Top Arena’. Për herë të parë do ta shohim në një emision sportiv, pasi deri tani ka qenë më e fokusuar në modeling. Do të jetë një eksperiencë e re për të dhe për publikun që mezi pret ta ndjekë”, u shpreh ai.

Ky angazhim do të shënonte një hap të ri në karrierën televizive të Brikena Selmanit, duke e vendosur atë përballë një formati ndryshe nga eksperiencat e saj të mëparshme. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement