Sonte, akti i dytë i finales së basketbollit - Gazeta Express
string(43) "sonte-akti-i-dyte-i-finales-se-basketbollit"

Sport

Gazeta Express

13/05/2026 12:17

Sonte, akti i dytë i finales së basketbollit

Sport

Gazeta Express

13/05/2026 12:17

Sonte do të zhvillohet finalja e dytë e “Play-off”-it të ProCredit Superligës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit.

Finalet si gjithmonë kanë dhuruar spektakël të basketbollit dhe kështu pritet edhe nesër mbrëma në “Minatori”.

Sfida e parë i takoi mitrovicasve 94:79, derisa kampion shpallet skuadra që shënon katër fitore.

Edhe akti i dytë i finales zhvillohet në Mitrovicë, e më pas dy finalet e ardhshme zhvendosen në Prizren.

Përballja e parë finale solli shumë emocione në “Minatori”, në një spektakël të jashtëzakonshëm të basketbollit.

Këto dy skuadra ishin ndeshur edhe edicionin e kaluar në finale, e po ashtu edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Kosovës, ku fituan ‘Xehetarët’.‍ /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement