Një ish ministrër merret në pyetje nga policia - Gazeta Express
string(46) "nje-ish-ministrer-merret-ne-pyetje-nga-policia"

Maqedoni

Gazeta Express

13/05/2026 10:48

Një ish ministrër merret në pyetje nga policia

Maqedoni

Gazeta Express

13/05/2026 10:48

Ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së, Ljupço Nikollovski, i njohur në opinion me nofkën “Puteri”, është thirrur në SPB Shkup për bisedë zyrtare, mëson “Republika”, përcjellë Tema.mk

Sipas informacioneve të publikuara, Nikollovski dyshohet për keqpërdorim të një furnizimi publik të realizuar gjatë kohës sa ishte ministër, në vlerë prej mbi 800 mijë eurosh, në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nga institucionet kompetente lidhur me rastin apo për ndonjë procedurë të mundshme të mëtejshme./Tema.mk/

Advertisement
Advertisement
Advertisement