Ambasadorit bullgar Zheljazko Radukov sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i është dërguar një demarsh me gojë për shkak të përdorimit të termit “maqedono-verior”, konfirmoi për MIA-n Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
“Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u thirr ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zheljazko Radukov, thuhet në informacionin e Ministrisë.
Në takim, theksojnë nga atje, iu dërgua një demarsh me gojë në lidhje me adresimin e papërshtatshëm nga ana e ministres së Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, Vesislava Petrova Çamova, e cila në deklaratën e djeshme të saj gjatë Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian përdori një mbiemër të papërshtatshëm dhe të pasaktë të nxjerrë nga emri i vendit tonë, duke përdorur shprehjen “partnerë maqedono-verior”.
tag_katrorimaqedoni_2