Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë një të dyshuar në rastin “Laboratori ’25”
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se personi me inicialet S.D., është paraqitur sot vullnetarisht në Policinë e Kosovës në Prishtinë, lidhur me rastin që është duke u hetuar.
Ai dyshohet për “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.
“Hetimet lidhur me rastin “Laboratori ‘25”, janë në zhvillim dhe Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.
Rasti lidhet me vepra penale të falsifikimit të dokumenteve publike si, pasaporta, patentë-shofera, e dokumente të tjera, të prodhuara për mbi 50 shtete të ndryshme të botës.