Këto janë katër partitë që ende nuk i kanë dorëzuar listat për zgjedhjet e 7 qershorit - Gazeta Express
string(86) "keto-jane-kater-partite-qe-ende-nuk-i-kane-dorezuar-listat-per-zgjedhjet-e-7-qershorit"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 10:45

Këto janë katër partitë që ende nuk i kanë dorëzuar listat për zgjedhjet e 7 qershorit

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 10:45

Katër subjekte politike ende nuk i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të parapara të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas tabelës së publikuar me subjektet politike dhe numrin e kandidatëve, partitë që aktualisht figurojnë me shenjën “/”, që nënkupton se listat nuk janë dorëzuar ende, janë:

YENİLİKÇİ TÜRK HAREKET PARTİSİ

KOSOVSKI SAVEZ

Partia Balliste – P.B

PARTIA QYTETARE PËR MIRËQENIE SOCIALE

Ndërkohë, partitë e tjera tashmë kanë dorëzuar listat me kandidatët e tyre, ku numri total i kandidatëve të regjistruar deri më tani ka arritur në 917, prej tyre 603 meshkuj dhe 314 femra.

Advertisement
Advertisement
Advertisement