Lidhur me çështjen e diskutuar të aderimit të Limajt në PDK, Ramiz Lladrovci ka reaguar duke cekur se do të ketë përkrahje ndaj PDK-së, ndaj heronjve të luftës e paqes dhe Bedri Hamzës!
Postimi i Lladrovcit në fb:
U ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së. Kreatorët e kësaj fryme, nuk po i bëjnë shërbim Kosovës e as PDK-së.
Për ta paraqitur Bedriun humbës dhe Fatmirin jomeritor në Listë, janë ata që nuk patën guxim të ballafaqohen me pozitën dhe qytetarin ndër vite.
Anëtarësia e gjerë, simpatizantët dhe qytetarët, do të jenë në përkrahje të PDK-së, të heronjve tanë të luftës e paqes dhe të Bedri Hamzës!