Hamza: E mirëpresim kontributin, por kësaj radhe Limaj s'do të jetë pjesë e listës së PDK-së - Gazeta Express
string(89) "hamza-e-mirepresim-kontributin-por-kesaj-radhe-limaj-sdo-te-jete-pjese-e-listes-se-pdk-se"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 17:52

Hamza: E mirëpresim kontributin, por kësaj radhe Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 17:52

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, foli me optimizëm për përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ai tha se e mirëpresin kontributin e ofruar nga kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt dhe tha se është i bindur se kjo përkrahje do tarrisë PDK-në, por tha se ai “fillimisht duhet të ndodhë një përkrahje pë Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Në listë do të ketë vajza, gra, djem, burra me shumë vlera. Një pjesë e madhe e tyre do të jenë që garojnë për herë të parë oër deputet dhe jam i lumtur që po ka njerëz të përgatitur që po bashkëngjiten në radhët e PDK-së”, tha Hamza, pas një mbledhje të Kryesisë së partisë.

Hamza tha se Limajn e ka “mik” dhe ka punuar gjatë me të, por shtoi se këtë herë ai “nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”.

“Është diskutuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Është qëndrim i përgjithshëm që e presim dhe e mirëpresim kontributin e zotit Limaj, të Nismës Socialdemokrate që në këto zgjedhje do t’ia japin PDK-së”, tha ai.

Limaj këkoi të garojë në zgjedhje me partinë e tij të dikurshme. Partia e udhëhequr prej tij, Nisma Socialdemokrate nuk aplikoi për të marrë pjesë si e vetme në zgjedhjet e reja, pasi duke garuar në këtë mënyrë në zgjedhjet paraprake të 28 dhjetorit, ky subjekt politik nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor prej 5%.

Nesër në mesnatë përfundon afati i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për subjektet politike që t’i dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement