Notarja kosovare e thyen rekordin kombëtar dhe shkëlqen me tri medalje në Kroaci - Gazeta Express
string(80) "notarja-kosovare-e-thyen-rekordin-kombetar-dhe-shkelqen-me-tri-medalje-ne-kroaci"

Sport

Gazeta Express

11/05/2026 14:08

Notarja kosovare e thyen rekordin kombëtar dhe shkëlqen me tri medalje në Kroaci

Sport

Gazeta Express

11/05/2026 14:08

Notarja kosovare, Erina Idrizaj e ka realizuar një sukses të jashtëzakonshëm në garën ndërkombëtare “Golden Orlando 2026”, që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.

Ajo njëherësh vendosi rekord të ri kombëtar në disiplinën 100 metra stil shpinë me kohën impresionuese: 1:04.95.

Në një konkurrencë tejet të fortë ndërkombëtare, Erina arriti ta fitojë medaljen e artë në kategorinë absolute, duke e përmbyllur garën me gjithsej dy medalje të arta dhe një medalje të argjendtë.

Po ashtu, ajo e realizoi edhe performancën më të mirë të ekipit të Kombëtares së Kosovës, duke i grumbulluar 680 AQUA Points.

Ky rezultat e shënon një arritje të madhe për sportin kosovar dhe një tjetër dëshmi të talentit dhe përkushtimit të Erinës në arenën ndërkombëtare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement