Ligjvënësit në Filipine kanë votuar me shumicë dërrmuese për të shkarkuar zëvendës presidenten Sara Duterte, duke hapur rrugën për një gjyq në Senat që mund t’i rrezikojë asaj kandidimin për president në vitin 2028.
Ajo akuzohet për keqpërdorim të fondeve publike, pasuri të pajustifikuar dhe kërcënime ndaj presidentit Ferdinand Marcos Jr. dhe familjes së tij, akuza që ajo i mohon.
Me 257 vota pro, parlamenti e kaloi lehtësisht pragun e kërkuar për shkarkim. Tani Senati do të vendosë në një proces gjyqësor nëse ajo duhet të largohet nga detyra dhe të ndalohet nga politika. Sara Duterte ka deklaruar se është e gatshme të mbrohet para Senatit.