Djali i Fetah Rudit letër publike Abdixhikut: Telefoni i tij ishte gjithmonë i hapur për babain tim - Gazeta Express
string(98) "djali-i-fetah-rudit-leter-publike-abdixhikut-telefoni-i-tij-ishte-gjithmone-i-hapur-per-babain-tim"

Lajme

Gazeta Express

10/05/2026 22:37

Djali i Fetah Rudit letër publike Abdixhikut: Telefoni i tij ishte gjithmonë i hapur për babain tim

Lajme

Gazeta Express

10/05/2026 22:37

Petrit Rudi, djali i Fetah Rudit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas tubimit të partisë sonte në Prishtinë, ka falënderuar publikisht kryetarin Lumir Abdixhiku.

Rudi ka shkruar se “pas Presidentit historik Ibrahim Rugova, Lumir Abdixhiku ishte njeriu që dyert e zyrës së tij dhe telefoni i tij ishin gjithmonë të hapura për babin tim, Fetah Rudi. Jo për interesa, jo për favore, por për respekt ndaj një njeriu që ka dhënë shumë dhe ka paguar shtrenjtë për idealet e tij”.

Tutje, djali i Fetah Rudit ka shkruar:

Pavarësisht plagëve në trup, pavarësisht sakrificave dhe kontributit të tij ndër vite, ishte një kohë kur babi im u injorua nga ata që ishin në krye të LDK-së. Telefoni i kryetarit të LDK-së asnjëherë nuk ishte i hapur për babin tim.

Gjatë asaj periudhe, babi im shumë herë u largua nga lista e kandidatëve për deputet, gjithmonë në ditën e fundit të afatit ligjor për dorëzimin e listave zgjedhore. Shumë herë u përjashtua, shumë herë u nëpërkëmb, shumë herë u zhgënjye. Këto nuk ishin rastësi. Ishte përjashtim i qëllimshëm politik. Dhe sot, pas gjithë këtyre viteve, është e qartë pse ndodhi kjo.

Por mbi çdo zhgënjim, mbi çdo padrejtësi, erdhi një kohë tjetër. Erdhi një qasje tjetër. Erdhi Lumir Abdixhiku.

Me të, u rikthye respekti. U rikthye dinjiteti. U rikthye fjala e hapur dhe dera e hapur. U ndal përjashtimi. U rikthye respekti institucional. U rikthye komunikimi. U rikthye ideja se LDK-ja duhet të jetë shtëpi për ata që kanë sakrifikuar për të dhe për Kosovën.

Trajtimi që Lumir Abdixhiku i bëri babit tim nuk ishte thjesht korrektësi politike – ishte njerëzi, ishte mirënjohje, ishte respekt për sakrificën dhe për historinë.

Trajtimi që Lumir Abdixhiku i bëri babit tim nuk ishte privilegj, por drejtësi e vonuar. Ishte pranim se LDK-ja ka borxh ndaj njerëzve të saj dhe ndaj historisë së vet.

Pavarësisht rrjedhave politike, të cilat në Kosovë janë edhe të papërshkrueshme, ne, si familje, nuk do ta harrojmë kurrë këtë. Do t’i jemi përjetë mirënjohës dhe borxhli Lumir Abdixhikut për mënyrën se si e respektoi babin tonë, për dinjitetin që ia ktheu dhe për ndjenjën se sakrifica nuk harrohet gjithmonë.

Ka gjëra që nuk maten me poste, as me lista, as me funksione. Maten me karakter. Dhe për këtë, faleminderit Lumir!

Advertisement
Advertisement
Advertisement