AAK-ja zgjedh kryetarin e ri në degën e Kamenicës - Gazeta Express
string(49) "aak-ja-zgjedh-kryetarin-e-ri-ne-degen-e-kamenices"

Lajme

Gazeta Express

10/05/2026 7:30

AAK-ja zgjedh kryetarin e ri në degën e Kamenicës

Lajme

Gazeta Express

10/05/2026 7:30

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Aleancës në Kamenicë, ku është zgjedhur kryetari i ri i degës, Labinot Skoverqani.

Gjini vlerësoi rolin e Aleancës në Kamenicë, duke theksuar se dega ka qenë gjithmonë një faktor i rëndësishëm politik, ku sipas tij ka përfaqësuar me dinjitet interesat e qytetarëve dhe vlerat e subjektit.

Ai falënderoi kryetarin e deritanishëm, Faton Jakupi, dhe strukturat e degës për angazhimin dhe punën e bërë ndër vite në shërbim të komunitetit.

“Labinoti është një nga kuadrot tona që, ndonëse i ri në moshë, zotëron përvojën e duhur politike për ta çuar Aleancën përpara”, ka deklaruar Gjini.

Sipas tij, Aleanca do të vazhdojë traditën e organizimit të mirë dhe përfaqësimit të fuqishëm politik në Kamenicë edhe nën drejtimin e ri të degës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement