“Unë nuk do të tërhiqem dhe të zhys vendin në kaos”, tha kryeministri britanik Keir Starmer pas rezultateve të para në Angli të cilat treguan humbjen e Laburistëve.
Duke iu referuar fitores dërrmuese të Laburistëve në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut 2024, Starmer tha: “Unë e udhëhoqa partinë tonë drejt asaj fitoreje dhe kjo është një mandat pesëvjeçar për të ndryshuar vendin”.
Starmer thotë se “në ditët në vijim” do të paraqesë “hapat e mëtejshëm” që Laburistët do të ndërmarrin për të bindur elektoratin, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
I pyetur nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, ai përgjigjet: “Po. Ishte një mandat pesëvjeçar për të cilin u zgjodha dhe kam ndërmend ta çoj deri në fund”.
Deri tani, Laburistët kanë humbur kontrollin e tetë këshillave lokalë, ndërsa Reform UK ka fituar më shumë se 380 vende, megjithatë numërimi është duke vazhduar.