Lewa mbetet objektiv i Juves e Milanit, por ka një problem! - Gazeta Express
string(57) "lewa-mbetet-objektiv-i-juves-e-milanit-por-ka-nje-problem"

Sport

Gazeta Express

07/05/2026 12:06

Lewa mbetet objektiv i Juves e Milanit, por ka një problem!

Sport

Gazeta Express

07/05/2026 12:06

Robert Lewandowski vazhdon të mbetet një emër shumë i rëndësishëm në tregun e futbollit për Juventusin dhe për Milanin, edhe pse operacioni për transferimin e sulmuesit polak mbetet tepër i komplikuar për shkak të kostove të larta.

Sipas portalit italian “tuttomercatoweb”, menaxheri i lojtarit, Pini Zahavi, ka zhvilluar takime dhe kontakte gjatë ditëve të fundit për ta kuptuar mundësitë e një transferimi të mundshëm në Serie A, përcjell “Gazeta Express”.

Në fokus kanë qenë sidomos Juventusi dhe Milani, dy klubet që prej kohësh po e monitorojnë situatën e “bomberit” të Barcelonës.

Në “Camp Nou”, tema kryesore e diskutimeve mbetet vazhdimi i kontratës së trajnerit Hansi Flick, por gjatë takimeve nuk është përjashtuar as një bisedë për të ardhmen e Lewandowskit.

Sulmuesi polak vazhdon të ketë peshë të rëndësishme në skuadrën katalunase, por situata e tij po ndiqet me vëmendje nga klubet italiane.

Megjithatë, problemi kryesor për Juventusin dhe Milanin lidhet me aspektin ekonomik të transferimit.

Paga e lartë e Lewandowskit dhe kostot totale të marrëveshjes konsiderohen shumë të rënda për parametrat dhe mundësitë aktuale financiare të dy klubeve italiane.

Për këtë arsye, interesimi ekziston, por deri tani nuk ka negociata konkrete për një transferim të menjëhershëm.

Në Torino, situata lidhet edhe me të ardhmen e Dusan Vlahovic, ndërsa Milani po vazhdon ta kërkojë një sulmues me eksperiencë ndërkombëtare që mund të garantojë gola dhe lidership në repartin ofanziv.

Lewandowski shihet si një profil ideal nga të dyja klubet, sidomos për eksperiencën dhe mentalitetin fitues.

Pavarësisht moshës, sulmuesi polak vazhdon të ketë statistika shumë të mira.

Në 42 ndeshje sezonale mes të gjitha kompeticioneve, ai i ka realizuar 18 gola dhe i ka dhuruar 4 asistime me Barcelonën. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement