Shtëpia e Bardhë e quan Europën “inkubator” të terrorizmit në strategjinë e re amerikane - Gazeta Express
string(86) "shtepia-e-bardhe-e-quan-europen-inkubator-te-terrorizmit-ne-strategjine-e-re-amerikane"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 11:05

Shtëpia e Bardhë e quan Europën “inkubator” të terrorizmit në strategjinë e re amerikane

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 11:05

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka akuzuar Europën se është bërë një “inkubator” për terrorizmin, i nxitur nga migrimi masiv, në strategjinë e re kundër terrorizmit të publikuar të mërkurën, shkruan Euronews.

Strategjia fokusohet gjithashtu në luftimin e “ekstremistëve të dhunshëm të majtë”, përfshirë grupet “radikalisht pro-transgjinore”, si dhe vendos kartelet e drogës në Amerikën Latine në qendër të përpjekjeve kundër terrorizmit.

Dokumenti përmban kritika të forta ndaj Europës dhe aleatëve europianë të NATO, të cilët Trump i ka akuzuar edhe më parë për mungesë mbështetjeje në politikat e tij ndërkombëtare. Strategjia përmend gjithashtu rastin e vrasësit të dyshuar të influencuesit konservator Charlie Kirk, duke pretenduar se ai mbështeste ideologji ekstreme transgjinore.

Që nga rikthimi në pushtet, Trump ka kundërshtuar vazhdimisht politikat për diversitetin gjinor dhe komunitetin transgjinor, duke theksuar se administrata e tij njeh vetëm dy gjini dhe ka ndaluar pjesëmarrjen e grave transgjinore në sportet e femrave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement