Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Ferizaj, e cila ka tronditur vendin, ku, në emergjencën e spitalit atje, ka vdekur një foshnjë.
T7 ka ndarë pamje nga vendi i tualetit ku foshnja është gjetur pa shenja jete.
Lidhur me këtë, në Kosova Live, janë dhënë detaje rastit.
‘’Sipas burimeve të Kosova Live, vajza 19 vjeçare kishte shkuar në emergjencën e spitalit të Ferizajt e shoqëruar nga një familjar vetëm për një kontroll mjekësor pasi kishte pasur dhimbje barku. Sapo është ndjerë më keq ajo ka hyrë në tualet, ku e vetme e ka lindur foshnjën, më pas ka dalë në korridor ndërsa një pjesëtar i stafit mjekësor ka shkuar në tualet dhe e ka gjetur foshnjën aty. Fillimisht e reja nuk ka pranuar se foshnja ishte e saj, por më vonë në prani të policisë e ka pranuar këtë’’, është thënë Kosova Live.