Djali i Cristiano Ronaldos, Cristiano Ronaldo Jr., mund ta refuzojë mundësinë për të luajtur së bashku me babanë e tij te Al-Nassr në sezonin e ardhshëm, pasi po e konsideron seriozisht një rikthim në futbollin evropian, me Real Madridin ndër klubet që po e monitorojnë nga afër situatën e tij.
15-vjeçari aktualisht është pjesë e akademisë së Al-Nassr, por besohet se ai preferon ta zhvillojë karrierën e tij në një ambient më konkurrues në Evropë duke e ndjekur rrugën e babait të tij në skenën më të madhe të futbollit botëror, përcjell “Gazeta Express”.
Ronaldo Jr. tashmë i ka kaluar në disa akademi elitare gjatë viteve të fundit, përfshirë ato të Manchester Unitedit dhe Juventusit, ndërsa kohët e fundit ka stërvitur edhe me ekipet zinxhir të Real Madridit, duke i rritur spekulimet për një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.
Interesi për të nuk mungon, pasi disa nga klubet më të mëdha në Evropë, përfshirë Bayernin dhe Paris Saint-Germainin, janë duke e ndjekur zhvillimin e tij dhe mund të hyjnë në garë për nënshkrimin me talentin e ri.
Megjithatë, familja e tij mbetet e kujdesshme për shkak të presionit të madh mediatik dhe krahasimeve të pashmangshme me babanë e tij legjendar, i cili është një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e futbollit.
Pavarësisht kësaj, duket se Cristiano Ronaldo Jr. është i vendosur ta ndërtojë rrugën e tij, duke synuar ta provojë veten në nivelin më të lartë të futbollit evropian.
E “CR7” nuk e ka fshehur ëndrrën e tij për të luajtur së bashku në një ekip me të birin e tij. /Gazeta Express