Neymar kërkon falje publike: “E humba kontrollin” – e goditi me shuplakë djalin e Robinhos në stërvitje - Gazeta Express
string(98) "neymar-kerkon-falje-publike-e-humba-kontrollin-e-goditi-me-shuplake-djalin-e-robinhos-ne-stervitje"

Sport

Gazeta Express

06/05/2026 12:11

Neymar kërkon falje publike: “E humba kontrollin” – e goditi me shuplakë djalin e Robinhos në stërvitje

Sport

Gazeta Express

06/05/2026 12:11

Neymar ka kërkuar falje publike pas një incidenti të rëndë në stërvitje me bashkëlojtarin e tij te Santos, Robinho Jr.

Sulmuesi brazilian e pranoi se “e humbi durimin” gjatë një përplasjeje me talentin 18-vjeçar, duke reaguar fizikisht ndaj tij gjatë një seance stërvitore të tensionuar, shkruan “Gazeta Express”.

Ngjarja thuhet se ndodhi pasi i riu e dribloi Neymarin, gjë që e irritoi veteranin brazilian dhe çoi në një debat të ashpër mes tyre, i cili më pas eskaloi në shtyrje dhe shuplakë.

Pas reagimeve të shumta dhe presionit nga kampi i lojtarit të ri, Neymar vendosi të dalë publikisht dhe të kërkojë falje:

“Nëse e duan një falje publike, ja ku është. E humbja kontrollin,” deklaroi ai.

Ironikisht, pak ditë pas incidentit, Neymar shënoi në ndeshjen e Santos në Copa Sudamericana dhe e festoi golin duke përqafuar pikërisht Robinho Jr., në një tentativë për të treguar se situata është qetësuar.

Megjithatë, rasti ka shkaktuar tension brenda klubit, me drejtuesit e Santos që madje e kanë hapur edhe një hetim të brendshëm për incidentin.

Ky episod e ka rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes sjelljen e Neymarit, ndërsa presioni ndaj tij vazhdon të rritet në fazën e fundit të karrierës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement