Ministri britanik i Mbrojtjes qëndroi mbrëmë në Kosovë, riafirmon mbështetjen për KFOR-in - Gazeta Express
string(85) "ministri-britanik-i-mbrojtjes-ishte-mbreme-ne-kosove-u-takua-me-komandantin-e-kfor-it"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 8:06

Ministri britanik i Mbrojtjes qëndroi mbrëmë në Kosovë, riafirmon mbështetjen për KFOR-in

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 8:06

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të ditur se në Kosovë ka qëndruar ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Vernon Coaker.

Sipas tij, gjatë mbrëmjes, Coaker ka zhvilluar një takim me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, si dhe me gjeneral brigadier Schulte-Borghoff, Drejtor i Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s.

Hargreaves bën të ditur se Lord Coaker ka rikonfirmuar angazhimin e Britanisë së Madhe ndaj KFOR-it.

Në takim është diskutuar situata aktuale e sigurisë. “Ata diskutuan situatën aktuale të sigurisë, rolin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt për të gjithë dhe kontributin e vazhdueshëm të Britanisë së Madhe për paqen dhe sigurinë në rajon”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement