Po trasportonte nxënës i dehur, shoqërohet në polici shoferi 53-vjeçar në Elbasan - Gazeta Express
string(80) "po-trasportonte-nxenes-i-dehur-shoqerohet-ne-polici-shoferi-53-vjecar-ne-elbasan"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 16:56

Po trasportonte nxënës i dehur, shoqërohet në polici shoferi 53-vjeçar në Elbasan

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 16:56

Një shofer 53-vjeçar është shoqëruar nga policia e Elbasanit në aksin Belsh-Gjolene. I arrestuari është identifikuar si Sazan Jashar Gjolena.

Ai u kap teksa drejtonte në gjendje të dehur një mjet tip “Benz Sprinter”. Në mjet mësohet se ai po transportonte 13 nxënës.

Drejtuesi iu nënshtrua testit të alkoolit dhe në dy matje radhazi rezultoi mbi normat e lejuara, përkatësisht 0.68 mg/l dhe 0.67 mg/l. Ai u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për procedurat përkatëse./Euronews Albania/

Advertisement
Advertisement
Advertisement