Anija nga Danimarka kalon Ngushticën e Hormuzit nën përcjelljen e ShBA-së - Gazeta Express
string(73) "anija-nga-danimarka-kalon-ngushticen-e-hormuzit-nen-percjelljen-e-shba-se"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 13:05

Anija nga Danimarka kalon Ngushticën e Hormuzit nën përcjelljen e ShBA-së

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 13:05

Kompania për transportin e mallrave të Danimarkës, Maersk bëri të ditur se një nga anijet e tyre ka lundruar me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzit nën përcjelljen e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas CBSnews, anija me flamur amerikan Alliance Fairfax, kishte ngecur në Gjirin që nga shpërthimi i luftës në shkurt dhe iu ofrua “mundësia” për t’u larguar e shoqëruar nga ushtria amerikane.

“Anija më pas doli nga Gjiri Persik e shoqëruar nga asetet ushtarake amerikane”, thuhet në një deklaratë nga kompania.

Gjithashtu edhe dy anije luftarake të marinës amerikane kaluan Ngushticën e Hormuzit sot gjatë ditës dhe hynë në Gjirin Persik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement