Parandalohen tri gara ilegale të shpejtësisë, policia shqiptoi gjoba e sekuestroi automjete - Gazeta Express
string(90) "parandalohen-tri-gara-ilegale-te-shpejtesise-policia-shqiptoi-gjoba-e-sekuestroi-automjete"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 12:29

Parandalohen tri gara ilegale të shpejtësisë, policia shqiptoi gjoba e sekuestroi automjete

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 12:29

Policia e Kosovës ka njoftuar njësia për kontroll të autostradave, javën e fundit ka parandaluar tri gara ilegale të shpejtësisë me automjete. 

Sipas njoftimit të Policisë janë shqiptuar 2 gjoba për pjesëmarrje në gara ilegale të shpejtësisë, 1 gjobë për vazhdim të masës mbrojtëse, 1 gjobë për tejkalim të shpejtësisë si dhe 1 gjobë për drejtim të automjetit pa e fituar të drejtën për drejtimin e atij lloji të mjetit.

Gjithashtu gjatë vikendit thuhet se janë sekuestruar përkohësisht 4 automjete të dyshuara për modifikim në sistemin e tërheqjes, të cilat theksohet se do të dërgohen në kontroll teknik të jashtëzakonshëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement