3 Maji, AGK: VV dhe pushteti në përpjekje për të delegjitimuar punën e gazetarëve - Gazeta Express
string(79) "3-maji-agk-vv-dhe-pushteti-ne-perpjekje-per-te-delegjitimuar-punen-e-gazetareve"

Lajme

Gazeta Express

03/05/2026 13:40

3 Maji, AGK: VV dhe pushteti në përpjekje për të delegjitimuar punën e gazetarëve

Lajme

Gazeta Express

03/05/2026 13:40

Sot me 3 Maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, vlerëson se gazetarët në Kosovë vazhdojnë të mbesin target i sulmeve.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, AGK deklaron se gazetarët në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me një numër sfidash për kryerjen e punës së tyre.

“Kryesorja mbetet një fushatë e pandalshme nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe partisë politike në pushtet, Vetëvendosje, në përpjekje për të delegjitimuar punën e gazetarëve. Gazetarët dhe mediat mbesin cak i sulmeve nëpërmjet fjalorit denigrues që ka për qëllim uljen e besimit të publikut në raportimin e tyre”, thekson AGK.

AGK-ja i bën thirrje Qeverisë në detyrë, Vetëvendosjes dhe gjithë akterëve politikë që të respektojnë dhe të mos e pengojnë punën e gazetarëve, si faktor kyç në zhvillimin demokratik të vendit.

“AGK-ja shpreh shqetësim që shumica parlamentare, në një procedurë të shpejtë dhe të komprometuar, ka zgjedhur anëtarët e bordeve të RTK-së dhe KPM-së, që ka rezultuar, siç kemi paralajmëruar, në tendencë të hapur për kontrollimin politik dhe partiak të të dyja institucioneve”, vijon reagimi i AGK-së.

Reagimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement