Zbulohet arsyeja absurde pse Neymari mungoi në ndeshjen derbi të Santosit - Gazeta Express
string(73) "zbulohet-arsyeja-absurde-pse-neymari-mungoi-ne-ndeshjen-derbi-te-santosit"

Futboll

Gazeta Express

03/05/2026 12:40

Zbulohet arsyeja absurde pse Neymari mungoi në ndeshjen derbi të Santosit

Futboll

Gazeta Express

03/05/2026 12:40

Neymari ka munguar sërish nga një ndeshje e rëndësishme për shkak të kundërshtimit të tij të vazhdueshëm ndaj fushave me bar artificial.

Ylli brazilian nuk u përfshi në skuadrën e Santosit për derbin e madh ndaj Palmeiras, i zhvilluar në “Allianz Parque”, për të shmangur lojën në sipërfaqe sintetike.

Ndeshja përfundoi 1-1, por mungesa e Neymarit u bë tema kryesore e diskutimit.

Pavarësisht se kishte luajtur 90 minuta në mesjavë, ai vendosi të mos aktivizohej në këtë takim për shkak të qëndrimit të tij të prerë kundër barit artificial, të cilin më herët e ka quajtur “absurd” dhe të rrezikshëm për futbollistët profesionistë.

Neymar ka qenë një nga zërat më të fortë në Brazil kundër përdorimit të fushave sintetike, duke argumentuar se ato nuk kanë vend në futbollin elitar.

“Të luash në Allianz është praktikisht e pamundur për mua. Të luash në bar artificial është një nga gjërat që më shqetëson më shumë si lojtar, pavarësisht dëmtimeve të mia. Drejtimi që po merr futbolli brazilian është shqetësues. Është absurde që duhet të flasim për bar artificial në fushat tona”, tha ai.

Edhe pse mbetet golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares së Brazilit me 79 gola, Neymari nuk ka luajtur për “Seleçãon” që nga humbja 2-0 ndaj Uruguajit në tetor 2023.

Nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti, rikthimi i tij në ekipin kombëtar mbetet ende temë debati në Brazil.

Vetë sulmuesi ka shprehur qartë dëshirën për t’u rikthyer.

“Sigurisht, çdo lojtar brazilian mendon për këtë, të jetë aty, dhe shpresoj të jem edhe unë”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement