Luan Haradinaj kurorëzon dashurinë në Gllogjan - Gazeta Express
string(46) "luan-haradinaj-kurorezon-dashurine-ne-gllogjan"

Yjet

Gazeta Express

01/05/2026 20:15

Luan Haradinaj kurorëzon dashurinë në Gllogjan

Yjet

Gazeta Express

01/05/2026 20:15

Luan Shkëlzen Haradinaj, djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, ka kurorëzuar sot lidhjen e tij në martesë me partneren, Anilën, duke i dhënë fund beqarisë.

Për këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre, çifti ka realizuar një fotosesion të veçantë në kompleksin familjar në Gllogjan, një vend me peshë të veçantë historike dhe emocionale për familjen Haradinaj.

Ky ambient simbolik lidhet ngushtë me rrënjët dhe trashëgiminë familjare.

View this post on Instagram

A post shared by Norik Uka (@norikuka)

Pamjet e realizuara janë sjellë nga fotografi i njohur Norik Uka, i cili ka ndarë disa momente nga seti fotografik në rrjetet sociale. Në to, çifti shfaqet në një atmosferë intime dhe elegante, nën elementë karakteristikë të arkitekturës tradicionale të kompleksit.

Fotot janë shoqëruar me një mesazh simbolik: “Nga ajo që kemi qenë, drejt asaj që po bëhemi. Bashkë”, duke reflektuar fillimin e një kapitulli të ri për çiftin.

Martesa e tyre përfaqëson një moment të rëndësishëm personal, të ndërthurur me simbolikën e fortë të trashëgimisë familjare. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement