Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Kaçanik, ku një i moshuar dyshohet se është sulmuar nga djali i tij, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 majit 2026, rreth orës 00:00, në rrugën “Ismet Jashari”, ku viktima E. D (78 vjeç) ka raportuar se djali i tij, Sh. D (38 vjeç), dyshohet se e ka goditur me një mjet të fortë në krah.
Sipas rrëfimit të viktimës, pas sulmit, i dyshuari e ka mbyllur brenda në shtëpi, duke e lënë pa mundësi daljeje, derisa ai ka arritur në një moment të largohet dhe të dalë në rrugë, ku ka kërkuar ndihmë dhe ka kontaktuar Policinë.
Njësitë policore kanë reaguar menjëherë, duke e shoqëruar viktimën në stacion policor dhe më pas për trajtim mjekësor në QKMF Kaçanik, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Pas intervistimit nga njësia për dhunë në familje, me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Rasti mbetet nën hetime.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...