Fitojnë Ballkani dhe Dukagjini - Gazeta Express
string(30) "fitojne-ballkani-dhe-dukagjini"

Futboll

Gazeta Express

30/04/2026 17:06

Fitojnë Ballkani dhe Dukagjini

Futboll

Gazeta Express

30/04/2026 17:06

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës. Ballkani ka fituar me rezultat 1-2 kundër Drenicës, ndërsa më të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe ndeshje Dukagjinit dhe Ferizajit

KF Drenica – Ballkani 1-2

Ballkani ka arritur një fitore të rëndësishme kundër KF Drenicës për ta ruajtur presionin në pesë pikë kundrejt liderit aktual, Dritës. Derisa jemi edhe pesë xhiro deri në fund të këtij sezoni në Superligë – Ballkani është i vetmi që është duke i bërë presion Dritës për titull të kampionit. Goli i parë u shënua në pjesën e parë nga Domgjoni në minutën e 38-të derisa Ballkani dyfishoi epërsinë në minutën e 53-të me anë të Alidema. Me këtë fitore Ballkani arrin në kuotën e 55 pikëve, pesë më pak së Drita që është në vendin e parë me 60 pikë. Igball Jashari shënoi për Drenicën në minutën e 79-të. Ronaldo humbi penalltinë në minutën e fundit të ndeshjet për ta nxjerr një barazim. Drenica ende mbetet në zonën e rrezukut për të rënë nga liga pasi është në vendin e 7 me dy pikë më pak se KF Llapi që është në zonën e barazhit.  

Ferizaj – Dukagjini 1-2

Dukagjini ka shënuar një fitore të rëndësishme kundër Ferizajit si mysafirë për t’u larguar kështu edhe më shumë nga zona e rënies nga Superliga derisa kampionatit kosovar po vije drejt fundit të tij. Kjo fitore bën që Dukagjini të jetë në vendin e gjashtë pas xhiros së 31 me 41 pikë, pesë pikë më shumë se KF Llapi që gjendet në zonën e barazhit për të rënë nga liga. Berisha shënoi në minutën e 38-të, derisa në minutën e 51-të shënoi Isufi për Dukagjinin.  Ferizaj është në zonën e rënies nga liga me vetëm 33 pikë dhe duhet të luftojë shumë në pesë ndeshjet e fundit që të mos bie nga liga.   /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement