Studentët e Departamentit të Dizajnit të Modës në UNI – Universum International College kanë prezantuar kreacionet e tyre para publikut në një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës në vend Prishtina Fashion Night .
Përmes një prezantimi profesional dhe kreativ, studentët kanë sjellë koleksionin e tyre për të rritur, duke dëshmuar aftësitë e tyre në konceptimin, dizajnimin dhe realizimin e veshjeve moderne.
Ky prezantim pasqyron qasjen praktike që ofron UNI – Universum International College në programin e Dizajnit të Modës, ku studentët ndjekin të gjithë procesin e krijimit të një koleksioni – nga hulumtimi dhe zhvillimi i konceptit, skicimi dhe modelimi, deri te prodhimi dhe prezantimi final.

Përmes infrastrukturës moderne dhe pajisjeve të specializuara, përfshirë laboratorin e dizajnit të modës, bibliotekën, makinat profesionale të qepjes dhe manekinët, UNI – Universum International College u mundëson studentëve zhvillimin e aftësive praktike dhe përgatitjen profesionale për tregun e punës.
📌 Apliko tani: https://universum-ks.org/kerko-info/
📧 Email: [email protected]
📱 Viber & WhatsApp: +383 44 144 062 🚀
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...