Skandal te Chelsea: Mudryk dënohet me 4 vite suspendim për doping - Gazeta Express
string(64) "skandal-te-chelsea-mudryk-denohet-me-4-vite-suspendim-per-doping"

Futboll

Gazeta Express

29/04/2026 17:10

Skandal te Chelsea: Mudryk dënohet me 4 vite suspendim për doping

Futboll

Gazeta Express

29/04/2026 17:10

Anësori i Chelsea FC, Mykhailo Mudryk, është goditur me një nga dënimet më të rënda në futbollin modern, pasi Federata Angleze i ka shqiptuar pezullim katërvjeçar për shkelje të rregullave antidoping. Futbollisti ukrainas tashmë ka vendosur ta sfidojë vendimin duke e çuar rastin në CAS.

Sipas raportimeve, 25-vjeçari ka dorëzuar ankesën më 25 shkurt, ndërsa ende nuk është caktuar data e seancës dëgjimore. Një zëdhënës i CAS konfirmoi se lojtari ka apeluar kundër periudhës katërvjeçare të pezullimit, duke hapur rrugën për një betejë ligjore që mund të zgjasë.

Mudryk nuk ka luajtur për Chelsean që nga 28 nëntori 2024, kur shënoi në fitoren ndaj në kuadër të UEFA Europa Conference League, pak para se të vendosej në pezullim të përkohshëm.

Londinezët e transferuan sulmuesin nga Shakhtar Donetsk në vitin 2023 për një shumë që arrinte deri në 88 milionë paund, duke e lidhur me kontratë afatgjatë deri në vitin 2030, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon shtesë.

Deri më tani, as Chelsea dhe as përfaqësuesit e lojtarit nuk kanë dhënë deklarata zyrtare lidhur me zhvillimet e fundit, ndërsa edhe FA ka mbetur pa koment publik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement