Kurti: Hatixhe Hoxha është dakorduar të tërhiqet, LDK t'i sjellë 15 nënshkrime për kandidatin e saj, i hyjmë garës - Gazeta Express
string(110) "kurti-hatixhe-hoxha-eshte-dakorduar-te-terhiqet-ldk-ti-sjelle-15-nenshkrime-per-kandidatin-e-saj-i-hyjme-gares"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 20:23

Kurti: Hatixhe Hoxha është dakorduar të tërhiqet, LDK t’i sjellë 15 nënshkrime për kandidatin e saj, i hyjmë garës

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 20:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për media.

Ai ka thënë se ka folur me Hatixhe Hoxha që ka pranuar të tërhiqet nga kandidatura për presidente, në rast se LDK-ja i sjellë 15 nënshkrime.

Ai tha se LDK-ja mund të nominojë këdo që do, pastaj me votim të fshehtë zgjedhet Presidenti.

“Unë kam komunikuar me kandidaten Hatixhe Hoxha, ajo është dakorduar që të tërhiqet nga kandidatura,  nëse LDK i sjellë 15 nënshkrime për kandidatin e saj kushdo që është. LVV i plotëson 15 nënshkrime të tjera dhe në këtë mënyrë do të kishim një kandidat nga LVV dhe një nga shoqëria civile. Këtu jam në katin e dytë të Kuvendit, këtu mund të më gjejë LDK”, tha Kurti. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement