Një nga përballjet më të bukura në historinë e Ligës së Kampionëve, u zhvillua sonte në “Parkun e Princave” në Paris.
PSG-ja i bëri konak Bayern Munichut, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për sivjet.
Kjo ndeshje e zjarrtë përfundoi me nëntë gola të shënuar, me PSG-në që fitoi 5-4.
Ndeshja nisi më mirë për Bayernin, që shënoi në minutën e 17-të të ndeshjes, me anë të Harry Kane, i cili shënoi nga penalltia për 1-0.

Pas shtatë minutash, Khvicha Kvaratskhelia barazoi për 1-1, me një goditje të bukur, të ulët, në këndin e majtë të Manuel Neuerit.

Nuk shkoi shumë, dhe Parisi e mori epërsinë, me anë të golit të Joao Nevesit, në minutën e 33-të, pas një goli me kokë, si një nga lojtarët më shtatshkurtër në fushë.

Por, Bayerni s’u dorëzua, dhe Michael Olise shënoi për 2-2, në minutën e 42-të të takimit.

Kur gjithçka po shkonte drejt fundit të 45-minutëshit të parë, Ousmane Dembele e nxori një penallti, pasi goditja e tij u ndalë në dorën e Alphonso Daviesit.

Dembele e konveroi penalltinë në gol, dhe dy skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 3-2 në të mirë të vendasve.
Me të nisur pjesa e dytë, Parisi e shokoi Bayernin, me dy gola të shpejtë, të shënuar nga Kvaratskhelia (56’) dhe Dembele (59’).

Megjithatë, gjermanët si në pjesën e parë, vendosën mos të dorëzohen, dhe u vunë në sulm.
Fillimisht, Dayot Upamecano shënoi për 5-3, në minutën e 65-të, derisa tre minuta më vonë, Luis Diaz shënoi për 5-4.
Deri në fund, më gola nuk pati, dhe epilogu i takimit ishte 5-4.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të luhet të mërkurën e javës së ardhshme, në Mynih, më 6 maj./GazetaExpress/