Në ora 23:00 pritet të nis seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Presidentit.
Kjo seancë është paralajmëruar nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu gjatë seancës së orës 19:00, si dhe në konferencën e kryeministrit Albin Kurti.
Seanca mbahet në orën e fundit para se të skadojë afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit.
Kandidate për presidente janë Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Albin Kurti ka kërkuar nga LDK-ja që të propozojnë një kandidat, por pastaj në votim të fshehtë të jetë edhe kandidatja e Vetëvendosjes. /Gazeta Express