Çitaku i përgjigjet Kurtit: Nëse ka njeri që s’e njeh rezultatin zgjedhor, ai je ti, s’e ke problem përmbysjen e rendit kushtetues - Gazeta Express
string(125) "citaku-i-pergjigjet-kurtit-nese-ka-njeri-qe-se-njeh-rezultatin-zgjedhor-ai-je-ti-se-ke-problem-permbytjen-e-rendit-kushtetues"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 17:24

Çitaku i përgjigjet Kurtit: Nëse ka njeri që s’e njeh rezultatin zgjedhor, ai je ti, s’e ke problem përmbysjen e rendit kushtetues

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 17:24

Pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti, në të cilën akuzoi partitë opozitare për sjellje joshtetërore dhe anti-institucionaliste, si dhe për mosnjohje të rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit, ka reaguar nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku.

Çitaku tha se vetë Kurti është ai që s’e njeh këtë rezultat zgjedhor, duke e theksuar se “51% nuk janë 100%”.

“Nëse ka një njeri që nuk e njeh rezultatin zgjedhor në Kosovë, ai je ti. Falë atij rezultati, ti e udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin”.

Ajo përmendi votimin e zgjatjeve buxhetore e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e opozitës dhe tha se Kurti nuk e njeh as bashkëpunimin e as kompromisin.

“Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet”.

Në fund, Çitaku tha se Kurti si “shkelës serik i Kushtetutës” nuk e ka problem përmbysjen e rendit kushtetues.

Albin,

Nëse ka një njeri që nuk e njeh rezultatin zgjedhor në Kosovë, ai je ti. Falë atij rezultati, ti e udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin. Po 51% nuk janë 100%.

Kush është shtetar, institucionalist dhe respekton Kushtetutën, nuk dëshmohet vetëm nga e kaluara e largët, por mbi të gjitha nga veprimet e sotme.

Si opozitë, pa asnjë kusht, kemi votuar zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe dje, madje edhe me procedurë të përshpejtuar.

Ti, Albin, nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin. Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet.

Si shkelës serik  i Kushtetutës, nuk e ke problem ta përmbysësh edhe rendin Kushtetues. Por këtë nuk do ta lejojmë.

Ky vend dhe kjo Republikë janë ndërtuar me mund e me gjak. Dhe nuk do të lejojmë që të shkatërrohen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement