"Mbi 300 familje të ngujuara", Karamuço: Dyshohet se autorët që vranë çiftin në Lezhë janë larguar drejt Kosovës - Gazeta Express
string(108) "mbi-300-familje-te-ngujuara-karamuco-dyshohet-se-autoret-qe-vrane-ciftin-ne-lezhe-jane-larguar-drejt-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 9:17

“Mbi 300 familje të ngujuara”, Karamuço: Dyshohet se autorët që vranë çiftin në Lezhë janë larguar drejt Kosovës

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 9:17

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në qarkun e Lezhës janë 306 familje të ngujuara për shkak të gjakmarrjes.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortes së tij Gentjana Mujeci në Balldren është ngjarje e rëndë, teksa dyshohet se autorët janë larguar drejt Kosovës.

“Janë 306 familje të ngujuara. Kjo ngjarje, ishte vijim i një ngjarjeje që ka ndodhur në 2016. Është marrë vendim që ky person do vritet. Asnjë lloj kanuni, nuk parashikon vrasjen e grave. Gjakmarrja do shtrihet edhe në familjen e gruas. Kjo plagë krijon plagë të tjera. Nuk di nëse e kanë llogaritur autorët që duhet të vrisnin edhe bashkëshorten. Asgjë nuk e justifikon humbjen e jetës së të dyve, por flas për bashkëshorten e tij.

Vrasja për gjakmarrje dëbohet me burgim të përjetshëm. Mendohet se autorët janë larguar drejt Kosovës”, theksoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement