NATO planifikon të heqë praktikën e mbledhjeve vjetore - Gazeta Express
string(54) "nato-planifikon-te-heqe-praktiken-e-mbledhjeve-vjetore"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 8:11

NATO planifikon të heqë praktikën e mbledhjeve vjetore

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 8:11

NATO po shqyrton ndryshime në dinamikën e mbajtjes së samiteve, duke përfshirë mundësinë e mbledhjes më rrallë të udhëheqësve, pra heqjen e praktikës së samiteve vjetore, dhe midis opsioneve është që të mos mbahet një takim i udhëheqësve në vitin 2028, thanë burime për mediat amerikane, duke shtuar se kjo do të shmangte tensionet politike në vitin e fundit të mandatit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sipas deklaratave të tyre, një pjesë e anëtarëve janë në favor të ngadalësimit të ritmit të takimeve, të cilat mbahen çdo vit që nga viti 2021, ndërsa samiti i radhës është planifikuar për 7 dhe 8 korrik në Ankara.

Një diplomat deklaroi se samiti i planifikuar për vitin 2027 në Shqipëri mund të mbahet në vjeshtë, ndërsa po shqyrtohet mundësia e mosmbajtjes fare të samitit në vitin 2028, që përkon me zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe vitin e fundit të mandatit të Trump.

Advertisement
Advertisement
Advertisement