Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e gjen, këto po e duan përgjigjen e tretë - Gazeta Express
string(98) "konjufca-per-opoziten-dhe-zgjedhjet-populli-thote-cka-lyp-e-gjen-keto-po-e-duan-pergjigjen-e-trete"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 18:53

Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e gjen, këto po e duan përgjigjen e tretë

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 18:53

Ministri i Jashtëm dhe i Diapsorës, Glauk Konjufca, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ku gjenden deputetit e pushtetit dhe po diskutojnë për Presidentin.

Njëjtë si Albin Kurti, edhe Glauk Konjufca e ka akuzuar opozitën për bllokadë.

Ai tha se janë shkaktuar tri kriza në këto vite, e para në vitin  2020 për të rrëzuar Qeverinë, pastaj në 2025 për të pamundësuar Qeverinë, dhe tash thotë ai “për ta rrëzuar Qeverinë përmes mos mundësimit të Presidentit.

Konjufca tha se populli thotë “atë që e lyp e gjen”, duke shtuar se opozita po e kërkon përgjigjen e tretë.

“Këta në dy krizat i kanë marrë dy përgjigje, tash po e dojnë edhe përgjigjen e tretë nga qytetarët. Populli thotë çka të lyp e gjen e këta po e duan atë përgjigjen e tretë”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Konjufca thotë se po synohet rrëzimi i Qeverisë me çështjen e Presidentit

Advertisement
Advertisement
Advertisement