“Italia ka më shumë se 50% mundësi që ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës” - Gazeta Express
string(74) "italia-ka-me-shume-se-50-mundesi-qe-ta-zevendesoje-iranin-ne-kupen-e-botes"

Futboll

Gazeta Express

27/04/2026 18:40

“Italia ka më shumë se 50% mundësi që ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës”

Futboll

Gazeta Express

27/04/2026 18:40

I dërguari special i Presidentit të ShBA-së, Donald Trumpit, Paolo Zampolli, ka deklaruar për mediat italiane se ekziston “më shumë se 50 për qind mundësi” që kombëtarja e Italisë të zëvendësojë kombëtaren e Iranit në Botërorin 2026.

Zampolli, ish-agjent modelingu dhe tani i dërguar për partneritete globale, po përpiqet të bindë FIFA-n për këtë ndryshim të diskutueshëm.

Me ShBA-të dhe Iranin në tensione të larta, mbetet e paqartë nëse kombëtarja iraniane do të ndihet e sigurt për të marrë pjesë në turne apo nëse do të lejohet të hyjë në vend.

Në këtë kontekst, Zampolli sugjeron që Italia të ftohet si kombëtarja me renditjen më të lartë që nuk u kualifikua.

“Do të thosha se ka më shumë se 50 për qind mundësi që Italia të marrë pjesë në Botëror,” deklaroi ai për “RAI GR Parlamento”.

“Atyre ditëve do të takohem me Gianni Infantinon në Miami gjatë Çmimit të Madh të Formula 1. Nuk duhet të ketë Kupë Bote pa Italinë – vendimi i takon Infantinos dhe Trumpit”, shtoi ai.

Megjithatë, kjo ide nuk gjen mbështetje të gjerë, pasi shumë figura të futbollit italian kanë deklaruar se do të refuzonin të merrnin vendin e Iranit në këtë mënyrë.

Zampolli shpjegoi se ideja i erdhi pasi pa se pjesëmarrja e Iranit nuk ishte ende e sigurt për shkak të situatës gjeopolitike.

“Pashë që Irani nuk ishte konfirmuar për shkak të luftës dhe e pyeta Infantinon për mundësinë e rikthimit të Italisë,” tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se çështjet e vizave dhe sigurisë janë faktorë të rëndësishëm, duke theksuar se hyrja në SHBA është bërë më e vështirë.

“Lojtarët iranianë janë të mirëpritur, por Sekretari Marco Rubio ka qenë i qartë se nuk mund të lejojmë hyrjen e personave që nuk e duan Shtetet e Bashkuara”, u shpreh ai.

Zampolli pranoi se ende nuk ka folur drejtpërdrejt me Trumpin për këtë çështje dhe se nuk ka një vendim përfundimtar.

“Nëse Irani nuk merr pjesë, nuk e di nëse jemi të gatshëm të ftojmë një ekip tjetër, por gjithçka mund të ndodhë,” përfundoi ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement