Haxhiu: Deputetët janë të obliguar të votojnë dhe ta mundësojnë zgjedhjen e Presidentit, kështu thotë Kushtetuesja - Gazeta Express
string(112) "haxhiu-deputetet-jane-te-obliguar-te-votojne-dhe-ta-mundesojne-zgjedhjen-e-presidentit-keshtu-thote-kushtetuesja"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 17:53

Haxhiu: Deputetët janë të obliguar të votojnë dhe ta mundësojnë zgjedhjen e Presidentit, kështu thotë Kushtetuesja

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 17:53

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se deputetët e kanë për obligim ta mundësojnë zgjedhjen e Presidentit.

Ajo e interpreton ndryshe një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, kur e kishte pyetur më herët për këtë çështje.

Haxhiu tha se sipas atij atkgjykimi, deputetët obligohen të jenë në sallë dhe të votojnë.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar këtë çështje në mënyrë përfundimtare: Deputetët janë të obliguar që të jenë të pranishëm dhe të votojnë, përveç rasteve kur kanë marrë leje të rregullt paraprake. Ky është standardi që buron nga rendi ynë kushtetues. Pra, ka një ndërlidhje ndërmjet kërkesës për të qenë 2/3 në Kuvend dhe që votojnë, ka një ndërlidhje me obligimin e tyre për të marrë pjesë”, tha ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement