Kuvendi miraton propozim-vendimin për formimin e Komisionit të ri për Provimin e Jurisprudencës - Gazeta Express
string(95) "kuvendi-miraton-propozim-vendimin-per-formimin-e-komisionit-te-ri-per-provimin-e-jurisprudences"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 17:22

Kuvendi miraton propozim-vendimin për formimin e Komisionit të ri për Provimin e Jurisprudencës

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 17:22

Kuvendi i Kosovës të hënën e ka miratuar propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisonit të ri për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Propozim-vendimi u miratua me 63 vota pro, ndërsa 4 ishin kundër, kurse abstenime nuk kishte.

Përbërja e këtij komsioni është kjo:

Arian Gashi- kryetar i komisionit;

Ersan Qavolli- zëvendësanëtar pyetës për lëndën “E drejta penale”;

Lumni Sallauka- zëvendëskryetar;

Arsim Hamza- zëvendësanëtar pyetës për lëndën “E drejta civile”;

Anita Prenaj-Krasniqi- anëtare;

Suada Rama-Hamza- zëvendësanëtare pyetëse për lëndën “E drejta kushtetuese dhe bazat e sistemit gjyqësor”;

Burim Shala- anëtar;

Nehat Qelaj- zëvendësanëtar pyetës për lëndën “E drejta tregtare, e drejta e punës dhe e drejta administrative”;

Bujar Muzaqi- anëtar;

Hysni Ismaili- zëvendësanëtar pyetës për lëndën “E drejta ndërkombëtare publike dhe e drejta e Bashkimit Evropian”.

Po ashtu, në këtë seancë u shfuqizua vendimi i Kuvendit i 15 dhjetorit 2023.

Paraprakisht, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, miratoi propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 20 prill 2026 kishte marrë vendim duke aprovuar propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Por, më 26 prill 2026, Qeveria mori vendim për të ndryshuar njërën prej zëvendësanëtareve në këtë komision, gjykatësen Rrezarta Lleshaj. Kjo pas gjetjes së “Betimi për Drejtësi”, se ajo nuk përmbushte përvojën profesionale prej 8 vitesh, sipas Ligjit për Provimin e Jurisprudencës. /BetimipërDrejtësi

Advertisement
Advertisement
Advertisement